Ndërlidhjet

Izetbegoviq: Ardhja e Vuçiqit në Sarajevë i kontribuon qetësimit


Bakir Izetbegovic

Anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, dhe ai kroat, Dragan Çoviq, kanë vlerësuar sot se pjesëmarrja e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sarajevë, do t’i kontribuoj qetësimit të situatës dhe ndërtimit të mëtejshëm të raporteve.

“Mendoj se kjo do të veproj në mënyrë qetësuese në situatën që e kemi në këtë moment”, u tha Izetbegoviq gazetarëve, pas një takimi me Çoviqin.

Zoti Çoviq theksoi se takimi i kryeministrave të vendeve në rajon, që do të mbahet më 16 mars, është rast që Bosnjë Hercegovina duhet ta shfrytëzoj për tu imponuar si vend i pajtimit, i qetësimit të tensioneve dhe i zgjidhjes së problemeve.

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e kanë paralajmëruar autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, më 16 mars në Sarajevë, pos vendit mikpritës, marrin pjesë edhe kryeministrat e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, raporton agjencia Beta.

Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit të Bashkimit Evropian për politikë të fqinjësisë së mirë dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn.

XS
SM
MD
LG