Ndërlidhjet

SHBA zotohet se do të gjejë personin që u zhduk në Iran më 2007


Robert Levinson
Robert Levinson

Shtëpia e Bardhë është zotuar se do ta gjejë ish-agjentin e FBI-së, i cili në mënyrë misterioze u zhduk një dekadë më parë në Iran.

Robert Levinson, që u zhduk teksa po vizitonte resortin Kish në Iran më 2007, nuk ishte në mesin e pesë amerikanëve që u liruan nga burgjet iraniane vitin e kaluar, në këmbim të heqjes së sanksioneve për programin bërthamor të Teheranit.

Në kohën kur u zhduk, Levinson po punonte për CIA-n.

“Administrata Trump qëndron e përkushtuar në gjetjen e Levison dhe kthimin e tij në shtëpi”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Për disa vjet, zyrtarët amerikanë kanë besuar se Levinson nuk gjendet në Iran. Paraqitja e fundit publike e Levison ishte më 2011, kur Shtëpia e Bardhë pranoi indikacione se ai po mbahet në jugperëdim të Azisë.

Qeveria amerikane ka ofruar 5 milionë dollarë shpërbim për informacionet që do të çonin në gjetjen e Levinsonit.

XS
SM
MD
LG