Ndërlidhjet

Gjermani: Sulmuesi në Dyzeldorf është nga Kosova


Stacioni i trenit në Dusseldorf, ku një 36-vjeçar nga Kosova sulmoi me sëpat5 9 persona

Policia gjermane ka thënë sot se personi që ka plagosur nëntë persona me sëpatë në stacionin kryesor të trenit në Dyzeldorf dyshohet se është një 36-vjeçar nga Kosova.

Autoritetet gjermane thonë se 36-vjeçari nga Kosova, vuan nga sëmundje mendore. Ai jeton në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Wuppertal.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer sulmin dhe është hedhur nga një urë aty pranë, duke i shkaktuar vetes lëndime serioze.

Ai është arrestuar dhe tashmë gjendet në spital.

Policia gjermane beson se ai ka vepruar i vetëm. Ata thonë se viktimat me lëndime serioze janë në gjendje stabile.

XS
SM
MD
LG