Ndërlidhjet

BE pritet të zgjasë sanksionet për rastin e Krimesë


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian pritet të zgjasë sanksionet kundër dhjetëra individëve dhe subjekteve për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

Sipas njoftimeve në Bruksel, sanksionet do ta zgjaten kundër 150 individëve dhe 37 subjekteve - përgjegjëse për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës.

BE i ka ndërmarrë sanksionet për herë të parë në mars të 2014-ës.

Sanksionet që përfshijnë ngrirje të aseteve dhe bllokim të vizave, janë vazhduar dhe zgjeruar disa herë nga zyrtarët evropianë në Bruksel.

Lista e zyrtarëve të sanksionuar përfshin zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov, pastaj Sergei Glazyevin, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Dmitry Kiselyovin, të cilin shumë e cilësojnë si shef të propagandës së Kremlinit.

Nga sanksionet e BE-së goditen edhe 37 subjekte, që përfshijnë kompani aktive në Krime dhe batalione ushtarake, të formuara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sanksionet ekonomike të BE-së kundër sektorëve të energjisë, ushtrisë dhe financave të Rusisë pritet të përtërihen në qershor.

XS
SM
MD
LG