Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pakistani nis regjistrimin kombëtar, i pari që prej vitit 1998


Pakistani ka nisur regjistrimin e përgjithshëm, që është regjistrimi i parë dy dekadash.

Asif Bajwa, shefi për regjistrim në Pakistan, ka thënë se ai do të përfundojë më 15 maj.

Ai shtoi se ky regjistrim, për herë të parë do të përfshijë rreth një milion refugjatë afganë që jetojnë në Pakistan, si dhe transgjinorët.

Rreth 200,000 ushtarë do të shoqërojnë stafin civil, të cilët do të mbledhin të dhënat derë më derë.

Pakistani, shteti i gjashtë me popullsinë më të madhe në botë, regjistrimin e fundit e ka kryer më 1998, kur popullsia ishte rreth 180 milionë banorë. Besohet se që atëherë, popullsia është rritur në 200 milionë.

Përpjekjet e mëparshme për të organizuar regjistrimin e popullsisë, u penguan nga pasiguria në vend, ku grupet militante kanë zhvilluar beteja të përgjashme ndaj qeverisë në Islamabad.

XS
SM
MD
LG