Ndërlidhjet

Kryeministrat e Ballkanit mblidhen nesër në mini-samitin në Sarajevë


Takimi i liderëve ballkanik në Berlin, më 2014
Takimi i liderëve ballkanik në Berlin, më 2014

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të marrë pjesë në mini-samitin Ballkanit në Sarajevë, i caktuar të mbahet për datën 16 mars. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga Kabineti i Kryeministrit Mustafa.

Ndërkaq, sipas agjendës zyrtare, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet se do të takohen në Sarajevë, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit.

Kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia do të takohen në Sarajevë për të diskutuar projektet e përbashkëta që ndërlidhin këto vende, në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Këto projekte, përfshijnë transportin, infrastrukturën energjetike dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

Mini-samiti në Sarajevë, do tëzhvillohet në kohën e shtimit të tensioneve, si brenda vendeve pjesëmarrëse, ashtu edhe tensioneve ndër-shtetërore.

Samiti i Berlinit, është iniciuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Përmes këtyre samiteve, synohet që të realizohen projektet e përbashkëta që lidhin infrastruktura rrugore e hekurudhore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pastaj projekte të përbashkëta të energjisë dhe çështjeve të interesit të përbashkët.

Vendet ballkanike, u vizituan kohë më parë edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, e cila në fund kishte kërkuar disa hapa më urgjent për shuarjen e tensioneve dhe kthimin e agjendës evropiane te këto vende.

XS
SM
MD
LG