Ndërlidhjet

Britaniku Andy Murray edhe mëtutje i pari në listën e tenistëve më të mirë


Andy Murray
Andy Murray

Britaniku, Andy Murray, e ka shtuar epërsinë e tij në listën e tenistëve më të mirë në botë. Tash ai në listën e ATP-së udhëheq me 3,090 pikë më tepër se lojtari i dytë në këtë radhitje, Novak Gjokoviq nga Serbia.

Mëtutje, në listë plasohet Stan Wavrinka i Zvicrës, pasojnë Kei Nishikori (Japoni), Millosh Raoniç i Kanadasë, ndërsa në pozitën e 6-të, plasohet tenisti zviceran, Roger Federer.

Ky plasman i tij paraqet kërcim për katër vende në krahasim me listën e mëparshme, që ndodhi pas triumfit të tij në turneun e fundit, Indian Wells.

Në pozitën e 7 të listës ATP, që është publikuar sot, gjendet tenisti spanjoll, Rafael Nadal, raporton AFP nga Parisi.

XS
SM
MD
LG