Ndërlidhjet

Hungari: Hapet një bazë ushtarake për ndaljen e imigrantëve


Pamje e migrantëve në kufirin e Serbisë me Hungarinë vitin e kaluar
Pamje e migrantëve në kufirin e Serbisë me Hungarinë vitin e kaluar

Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot e ka inaugurar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve.

Ai tha se ushtarët po punojnë për t’i mbrojtur kufijt “prandaj qindra mijëra nuk do të mund të marshojnë në këtë vend”, sikur në vitin 2015, raporton agjencia AP.

Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një gardh i ri që po ndërtohet në kufirin me Serbinë, i pajisur me aparate për mbikëqyrje, mund ta bllokoj numrin e madh të migrantëve “prandaj në Austri dhe Gjermani, njerëzit mund të flejnë të qetë, meqë hungarezët do t’i mbrojnë kufijt e jashtëm të BE-së”.

Në fund të vitit 2015, Hungaria pat ndërtuar barriera për migrantët në kufirin me Kroacinë dhe Serbinë.

Në bazën e re ushtarake në vendin Herceshanto, do të vendosen 150 ushtarë.

XS
SM
MD
LG