Ndërlidhjet

Kontribuesi i Radios Evropa e Lirë në gjykatë në Krime


Gazetari Mykola Semena
Gazetari Mykola Semena

Gazetari në Krime, Mykola Semena, është paraqitur sot në një gjykatë lidhur me akuza për separatizëm.

Para se të fillonte procesi kundër tij në Krime, që është aneksuar nga Rusia, gazetari Semena, ish-kontribues i Radios Evropa e Lirë, u tha gazetarëve se është i pafajshëm.

Ky gazetar 66 vjeçar, është akuzuar lidhur me një artikull në të cilin ai e kishte kritikuar Moskën për okupimin e gadishullit të Krimesë në Ukrainë, në vitin 2014. Po ashtu, ai kishte shprehur mbështetje për bllokadën e këtij territori, të inicuar nga aktivistët e Ukrainës.

Procesi në një gjykatë ruse në Simferopol të Krimesë, ka filluar përkundër presionit ndërkombëtar në rritje, që akuzat ndaj gazetarit Semena të tërhiqen.

Akuzat janë ngritur nga një artikull i vitit 2015, të cilin ai e kishte shkruar për faqen në Internet, Krym.Realtii, të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria.

Ky artikull, sipas autoriteteteve të instaluara ruse në Krime, paraqet shkelje të integritetit territorial të Rusisë.

“Ne nuk e pranojmë fajësinë” u tha Semena gazetarëve afër gjykatës para se të fillonte seanca, duke folur për vetveten dhe avokatët e tij.

“Në artikullin tim nuk kishte thirrje për shkelje të integritetit territorial të Rusisë”, tha ai dhe shtoi se “statusi i Krimesë është kontestues”.

XS
SM
MD
LG