Ndërlidhjet

Moskë: Policia shprehet se nuk ka pasur incident, studenti thotë se është rrahur


Pamje nga koncerti në një kompleks universitar në Moskë me rastin e trevjetorit të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë
Pamje nga koncerti në një kompleks universitar në Moskë me rastin e trevjetorit të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë

Një student pasuniversitar në Universitetin Shtetëror të Moskës thotë se është rrahur dhe hetuar nga Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB), pasi e ka ekspozuar një flamur të Ukrainës, në trevjetorin e aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë.

Ky person i tha sot Radios Evropa e Lirë se quhet Farukh dhe se ishte dërguar në nkë stacion të afërt policor, ku ishte rrahur dhe marrë në pyetje për dy orë nga njerëzit që kishin thënë gjëra që sugjeronin se ata ishin oficerë të FSB-së.

Po ashtu, ai ishte detyruar ta shkruaj një deklaratë me të cilën pajtohet që të punoj si informator i FSB-së.

Sipas këtij personi, oficerët i ishin kërcënuar se do ta përjashtonin nga universiteti, nëse nuk e nënshkruan deklaratën për bashkëpunim.

Radio stacioni moskovit, Govorit Moska, nga ana tjetër, e ka cituar oficerin në detyrë në stacionin e policisë, i cili ka thënë se aty nuk ka ndodhur ndonjë incident i tillë.

Incidenti me ngritje të flamurit ka ndodhur më 18 mars, gjatë një koncerti për shënimin e trevjetorit të aneksimit të Krimesës së Ukrainës nga ana e Rusisë. Në këtë koncert të mbajtur në kompleskin universitar, ishin të pranishëm qindra mijëra shikues.

Personi Farukh tha se e kishte valvitur flamurin ukrainas nga dritarja e dhomës së tij në konvikt për të protestuar kundër sasisë së parave shtetërore, që janë shpenzuar për festimin e këtij përvjetori, derisa konviktet e studentëve pothuajse gjysmë të shkatërruara janë lënë pasdore për dekada me radhë.

XS
SM
MD
LG