Ndërlidhjet

Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit


Pamje e një pjese të kryeqytetit Teheran në Iran

Irani thotë se ka imponuar sanksione kundër 15 kompanive amerikane për shkak të dyshimeve se e mbështesin Izraelin dhe “aksionet e tij terroriste”, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Ky vendim, që në masë të madhe është simbolik, pasi firmat nuk bëjnë biznes me Iranin, u mor dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër grupeve dhe individëve, që i akuzon se bashkëpunojnë me programin e armatimit të Iranit.

Ministria e jashtme e Iranit në kumtesën e saj thotë se kompanive nuk u lejohet çfarëdo marrëveshjeje me firmat iraniane, ndërsa drejtorët e tashëm dhe ata të dikurshëm, nuk do të mund të marrin viza.

Në shënjestër të këtyre sanksioneve janë firmat që furnizojnë armatim dhe pajisje për Izraelin, “për përdorim kundër palestinezëve”, raporton agjencia iraniane, IRNA.

XS
SM
MD
LG