Ndërlidhjet

Mustafa: Me dhimbje të madhe përkujtohen dy masakra


Pamje e një pjese të Krushës së Madhe në mars të vitit 2013

“Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë i përjetoi 18 vjet më parë”, thotë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mëtutje, në rrjetin Facebook, zoti Mustafa ka shkruar se “mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Rahovecit” dhe ka shtuar se “në Suharekë, familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe”.

Zoti Mustafa thotë se “qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë” dhe se “bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyroj shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, ta zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkoj falje për krimet e panumërta në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG