Ndërlidhjet

Vuçiq: Serbia do BE-në, por edhe raporte të mira me Rusinë


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Serbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por do të punojë fuqishëm për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me aleatin tradicional - Rusinë, tha për agjencinë Reuters kryerministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Komentet vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, më 2 prill, në të cilat Vuçiq është kandidat dhe njëherësh favorit.

"Serbia është në rrugën evropiane dhe ky është qëllimi ynë strategjik. Duam që shoqëria jonë të jetë e modeluar sipas vendeve më të zhvilluara të Evropës perëndimore", tha Vuçiq, por shtoi se do të punojë shumë si president, për të mbajtur raporte të mira me Rusinë.

Rusia, në anën tjetër, kundërshton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, në NATO dhe në BE, andaj bën përpjekje të shtrijë ndikimin e saj.

Vuçiq gjendet sot në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG