Ndërlidhjet

BE i bën thirrje Hungarisë të respektojë rregullat për azil


Dimitris Avramopoulos

Hugaria duhet të sigurojë se politika e re për ndalimin e migrantëve në kufi, nuk thyen rregullat e BE-së për mbrojtjen e njerëzve që kërkojnë azil, ka thënë sot Komisioni Evropian,teksa kjo politikë ka hyrë në fuqi në Hungari.

Komisioneri Dimitris Avramopoulos është takuar sot me zyrtarë hungarezë dhe ka thënë se ekspertët do të diskutojnë për rregullat e reja për azilkërkuesit, duke thënë se Hungaria duhet të mos i shkel rregullat e BE-së.

Sipas ligjit të ri, që sot ka hyrë në fuqi në Hungari, ky shtet ka të drejtë të ndalojë të gjithë azilkërkuesit në kufi dhe t’i vendos në kampe. Ky vendim i Budapestit është kritikuar nga agjencitë e OKB-së dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

"Në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit pozitiv, ne kemi vendosur që të punojmë së bashku, që të sigurohemi se rregullat e BE-së do të respektohen”, ka thënë Dimitri Avramopoulos, gjatë një konference për media në Budapest.

“Parimet evropiane janë të përbashkëta dhe të gjitha shtetet anëtare janë pajtuar që ato duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë”, ka thënë tutje ai.

Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR ka thënë se Hungaria do të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, nëse arreston fëmijë.

XS
SM
MD
LG