Ndërlidhjet

Lindja e Largët e Rusisë goditet nga një tërmet i fuqishëm


Ilustrim

Një tërmet prej 6.9 shkallësh është regjistruar në afërsi të Komandorskiye Ostrava, në Lindjen e Largët të Rusisë, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti goditi në thellësi prej 33 km, vetëm pak larg nga brigjet e Detit të Beringut. Fillimisht, magnituda e tërmetit ishte regjistruar si 7.0 ballësh.

Pas tërmetit, sipas Qendrës për Paralajmërimet e cunamit në Paqësor, me qendër në Havaji, nuk është lëshuar asnjë alarm për cunami.

XS
SM
MD
LG