Ndërlidhjet

Irak: Vriten dhjetëra militantë afër kufirit me Sirinë


Irak, foto nga arkivi
Irak, foto nga arkivi

Avionët luftarakë të Irakut kanë kryer sulme ajrore në afërsi të qytetit Mosul, duke vrarë mbi 100 militantë, thuhet në një njoftim e qeverisë irakiane.

Në njoftim thuhet se sulmet goditën tre caqe të IS-it në Baaj, një qytet në verilindje të vendit, në afërsi të kufirit me Sirinë, duke vrarë përafërsisht 150-200 militantë. Aty thuhet se militantët, kishin ardhur nga Siria, duke sugjeruar se luftëtarët e IS-it ende kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm përmes kufinjve.

Sulmet ajore nga forcat ajrore irakiane dhe nga koalicioni ndërkombëtar që udhëheq SHBA-ja, kanë qenë qenësore në operacionin për rimarrjen e Mosulit nga IS-i.

Në janar, forcat irakiane e shpallën të çliruar Mosulin Lindor, ndërkaq tash janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin edhe të pjesës perëndimore.

XS
SM
MD
LG