Qeveria ruse ka hapur hetim kriminal ndaj personave të paidentifikuar të cilët kanë thirrur që më 2 prill, në Moskë, të mbahet një protestë kundër korrupsionit.
Komiteti hetues në Rusi, ka thënë sot se janë duke hetuar për “thirrjen e trazirave masive”.
“Në internet, që është i qasshëm për numër të pakufishëm të njerëzve, një person i paidentifikuar ka postuar një mesazh, ku bën thirrje për aksione të natyrës ekstreme”, thuhet në deklaratën e këtij komiteti.
Më 26 mars, mijëra persona në dhjetra qytete të Rusisë protestuan kundër korrusioit. Më shumë se 1 mijë persona u arrestuan, përfshirë aktivistin kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, i cili u dënua me 15 ditë burgim.