Ndërlidhjet

Mogherini: Qëndrimi i Assadit në pushtet, joreal


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se është “plotësisht joreale” të mendohet që presidentin sirian, Bashar al-Assad mund të qëndrojë në pushtet në ndonjë qeveri që do të mund të formohej pas përfundimit të luftës në Siri.

“Duket plotësisht joreale të besojmë se e ardhmja e Sirisë do të jetë krejtësishtë e njëjtë, sikurse ka qenë në të kaluarën”, është shprehur Mogherini.

Ajo ka shtuar se për këtë gjë duhet të vendosin sirianët.

Komentet e bëra nga Mogherini vijnë pasi Uashingtoni duket se ka zbutur qëndrimin ndaj Assadit. Të premten në Londër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sugjeroi se statusi i Assadit nuk është çështja më e rëndësishme tani.

XS
SM
MD
LG