Ndërlidhjet

Sulmi në Shën Petersburg: Ndalohet i dyshuari i dhjetë


Pamje pas sulmit në metronë e Shën Petersburgut.

Policia në Moskë arrestoi të dyshuarin e dhjetë në lidhje me sulmin e 3 prillit në një stacion të metrosë në Shën Petersburg.

Në këtë sulm, 15 veta janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Zyrtarë të Komitetit Hetues thanë se Akram Azimov është ndaluar më 19 prill dhe se ka poseduar një granatë dore gjatë gjithë kohës.

Azimov, 29 vjeç, është vëllai i një të dyshuari tjetër për rastin, Abror Azimov, 26 vjeç, i cili është ndaluar më 17 prill.

Të dy vëllezërit janë shtetas rusë me origjinë nga Azia Qendrore.

Tetë të dyshuarit tjerë të ndaluar janë po ashtu me prejardhje nga Azia Qendrore.

Hetuesit thonë se sulmi në Shën Petersburg ka qenë vetëvrasës dhe se është kryer nga Akbarjon Jalilov, 22 vjeç, shtetas rus, i lindur në Kirgizi.

Autoritetet thonë se i dyshuari Abror Azimov ka organizuar sulmin.

XS
SM
MD
LG