Ndërlidhjet

Kazakistan: Mijëra persona evakuohen për shkak të vërshimeve


Kazakistan, 16 prill

Vërshime të mëdha kanë goditur rajonet verirore në Kazakistan, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe detyruar që mijëra persona të evakuohen.

Banorët kanë thënë se nga vërshimet e fundit kanë vdekur 6 persona, ndërkaq autoritetet kazake kanë thënë se nuk ka asnjë viktimë nga kjo fatkeqësi natyrore.

Më 20 prill, zyrtarët në Kazakistanin verior kanë thënë se niveli i ujit në rezervuarin kryesor ka arritur pothuajse tre metra nga niveli i lejuar, duke shtuar se janë të shqetësuar se banorët do të goditen nga vërshime më të mëdha kur të shkrihet bora.

Ministri i Brendshëm, Qalmukhanbet Qasymov ka thënë më 19 prill se rreth 2 mijë ndërtesa janë shkatërruar nga vërshimet në rajonet në veri të vendit.

Mijëra banorë janë evakuuar ndërkaq dhjetra mijëra krerë të bagëtive po ashtu janë zhvendosur në vende të sigurta.

Disa kazakë, që janë të prekur nga vërshimet kanë akuzuar zyrtarët se kanë dështuar të parandalojnë dëmin.

XS
SM
MD
LG