Ndërlidhjet

Obama mban fjalimin e parë të madh si ish-president


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të mbajë fjalimin e parë të madh prejse ka lënë zyrën.

Obama do të flasë sot në Çikago, vendin ku ka nisur karrierën politike.

Kryetari i Çikagos, Rahm Emanuel, tha se është krenar që Obama ka zgjedhur këtë qytet për fjalimin e tij të fundit si president dhe të parin si ish-president.

David Axelrod, ish-këshilltar i lartë i Obamës, tha se fjalimi i tij tregon se Obama do të jetë "më i dukshëm" në të ardhemen.

Obama do të flasë në Universitetin e Çikagos, ku do të themelohet biblioteka e tij presidenciale.

XS
SM
MD
LG