Ndërlidhjet

Rusi: Organizata e Khodorkovskyt cilësohet si e “padëshirueshme”


Mikhail Khodorkovsk

Prokurori i Përgjithshëm rus, e ka quajtur organizatën joqeveritare “Open Russia”, si “organizatë të padëshirueshme”, vetëm disa ditë pasi kjo OJQ ka thirrur një protestë. Kjo organizatë ëshë themeluar nga ish-manjati i naftës, Mikhail Khodorkovsky.

Në deklaratën e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, përveç “Open Russia”, si organizatë e padëshirueshme janë cilësuar edhe Instituti për Rusi Moderne, që udhëhiqet nga djali i Khodorkovskyt.

“Organizatat e listuara kanë ndërmarrë programe dhe projektje të veçanta në territorin e Federatës ruse, me qëllimin që të diskreditojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, duke deklaruar se ato janë të paligjshme”, thuhet në deklaratë.

Organizata e Khodorkovskyt u përgjigj menjëherë, duke thënë se kjo OJQ është e regjistruar në Rusi, dhe për këtë aryse nuk mund të konsiderohet e padëshirueshme sipas ligjit rus.

Open Russia ka bërë thirrje për një protestë masive më 29 prill.

XS
SM
MD
LG