Ndërlidhjet

SHBA: Luftanija amerikane i ka tërhequr vërejtjen anijes iraniane


Luftanija amerikane USS Mahan
Luftanija amerikane USS Mahan

Pentagoni tha mbrëmë se një luftanije amerikane ka shkrepur zjarr alarmues, pasi një anije e Gardës Revolucionare të Irant i ishte afruar në Gjrin Persik.

Ky manovër “joprofesional” ka ndodhur pardje në ujërat ndërkombëtare, kanë thënë zyrtarë ushtarakë amerikanë.

Ata thanë se anija iraniane ishte afruar në 1 mijë metra nga destrojeri, USS Mahan, i Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar që pala amerikane ka dërguar sinjal të rrezikut dhe ka shkrepur zjarr të alarmit.

Përfundimisht, luftanija iraniane është distancuar dhe larguar nga anija amerikane, thanë zyrtarët ushtarakë amerikanë.

XS
SM
MD
LG