Ndërlidhjet

Stoltenberg dënon sulmin mbi deputetët e Kuvendit të Maqedonisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s,Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar fuqishëm ‘sulmin mbi anëtarët e Parlamentit në Maqedoni’ dhe u ka bërë thirrje ‘ të gjithë aktorëve politikë që të përmbahen’.

“E dënoj fuqishëm sulmin e djeshëm mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Parlament. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve politik që të tregojnë qetësi, përmbajtje dhe respekt për proceset demokratike. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme dhe e drejt përpara dhe është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit.

Shumica e anëtarëve të Parlamentit kanë zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit. Ky është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës politike në vazhdim. Procesi demokratik duhet të respektohet.

Autoritetet kanë përgjegjësi të plotë që të garantojnë sundimin e ligjit dhe sigurinë në Parlament dhe anëtarët e tij në çdo kohë. Aktet e dhunës, si ato që pamë dje, nuk duhet të lejohen që të ndodhin sërish”, thuhet në kumtesën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG