Ndërlidhjet

Maqedonasit protestojnë kundër koalicionit qeverisës, kërkojnë zgjedhje të reja


Protestuesit para zyres së BE-së në Shkup, 28 prill
Protestuesit para zyres së BE-së në Shkup, 28 prill

Rreth 2 mijë protestues u mblodhën më 28 prill në Shkup, për të kërkuar zgjedhje të reja, një ditë pasi protestuesit hynë në parlamentit e Maqedonisë dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve që kanë formuar shumicën e re parlamentare.

Protestat e reja, që ishin paqësore, u zhvilluan para zyres së misionit të Bashkimit Evropian, që ka mbështetur koalicionin e ri qeverisës ndërmjet Social Demokratëve dhe partieve shqiptar.e

Organizatorët e këtyre protestave kanë këmbëngulur se nuk i përkasin asnjë partie politike por kanë thënë se aktivizmi i tyre ka për qëllim që të ndalojë që shteti të futet në krizë më të thellë. Ata kanë marshuar nën sloganin “Për Maqedoni të përbashkët”.

Mirëpo, mbështetja e tyre për partinë VMRO-DPMNE ishte e dukshme, teksa ata kundërshtun zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentetit, Talat Xhaferi.

Protestuesit gjithshtu bartnin mesazhe kundër diplomatëve evropianë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën në parlamentin e Maqedonisë.

“Ne besojmë se dhuna gjithmonë është e papranueshme, veçmas kur ndodhë në shtëpinë e demokracisë, në parlament”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner ka thënë se SHBA “dënon fuqishëm” dhunën, edhe është i gatshëm të punojë me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi, për të “mbështetur demokracinë dhe për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj evropiane.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi,të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike”, ka thënë Toner.

XS
SM
MD
LG