Ndërlidhjet

Ministria e Drejtësisë tërheq dy nene të propozuara të Kodit Penal


Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha

Ministria e Drejtësisë njofton se ka tërhequr dy nene nga propozimi për ndryshimin e Kodit Penal, pas shqetësimeve të ngritura në opinion.

"Duke marrë parasysh shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se me efekt të menjëhershëm tërheq nenet e propozuara 134/C (“fyerja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit”) dhe 134/D (“fyerja ndaj organeve kushtetuese”) nga propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje në njoftim thuhet se MD synon të vazhdojë bashkëpunimin me shoqërinë civile, dhe “jemi të bindur se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve publike dhe shoqërisë civile mund të realizohen veprime që janë në dobi të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, dhe Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në këtë drejtim”, thuhet në fund të njoftimit.

XS
SM
MD
LG