Ndërlidhjet

Pakistani thotë se ka vrarë 50 forca të sigurisë afgane


Ilustrim
Ilustrim

Policia pakistaneze ka thënë se ka shkatërruar të paktën 5 pika të kontrollit të Afganistanit, në kufirin mes dy vendeve, duke vrarë të paktën 50 forca të sigurisë afgane.

Gjenerali Nadeem Ahmad u ka thënë sot gazetarëve se në pikëkalimin kufitar në Chaman, gjatë përleshjes, janë vrarë dy ushtarë pakistanezë dhe janë plagosur edhe nëntë ushtarë të tjerë.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm për këtë ngjarje nga ana afgane.

Forcat pakistaneze dhe ato afgane janë përleshur në afërsi të kufirit që prej 5 majit

Të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për nisjen e luftimeve.

XS
SM
MD
LG