Ndërlidhjet

Koreja e Jugut zgjedh presidentin


Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, e cila është rrëzuar nga pushteti për shkak të korrupsionit, dhe kandidati favorit për t'i fituar zgjedhjet presidenciale Moon Jae-In.

Koreanojugorët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat janë thirrur para kohe, pasi një skandal i madh korrupsioni ka rrëzuar udhëheqësen e mëparshme.

Moon Jae-in, me prirje majtiste, është favorit për t'i fituar zgjedhjet, përballë rivalit më të afërt, Ahn Cheol-soo.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër pasi zhvillohen në kohën e pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të larta me Korenë e Veriut.

Moon do që t’i rrisë kontaktet me Veriun, për dallim nga ish-presidentja Park Geun-hye, e cila i ka ndërprerë pothuajse të gjitha.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 13 kandidatë në total.

XS
SM
MD
LG