Ndërlidhjet

Mitrovica veriore: Shënohet Dita e Fitores mbi fashizmin, Gjuriqit i ndalohet pjesëmarrja


Mitrovica e veriut,
Mitrovica e veriut,

Dita e fitores mbi fashizmin është shënuar të martën në Mitrovicën e veriut, nën organizimin e Organeve të Përkohshme të Komunës së Mitrovicës së Kosovës, që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.

Rruga kryesore e Mitrovicës së Veriut, përgjatë zonës së këmbësorëve në afërsi të urës kryesore në Ibër, ishtedekoruar me flamuj të Serbisë dhe të Federatës Ruse, ndërkohë që përmes ekraneve të mëdha janë transmetuar drejtpërdrejt manifestimet në Moskë dhe në Serbi, në kujtim të Ditës së fitores mbi fashizmin, njoftoi bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë,Shërbimi për Ballkanin, nga Mitrovica.

Në një ceremoni të organizuar në qytet ishte paraparë të marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por organizatorët thanë se Qeveria në Prishtinë ‘nuk ia ka lejuar hyrjen në Kosovë’.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut. Goran Rakiq, e cilësoi si “shkelje të lirisë së lëvizjes” moslejimin e hyrjes në Kosovë të zotit Gjuriq.

“Në ditën kur po shënohet fitorja mbi fashizmin dhe kur Evropa e Lirë zbaton parimet e demokracisë modern, i ndalohet liria e lëvizjes drejtorit të zyrës për Kosovë dhe Metohi”, tha Rakiq, duke e cilësuar këtë hap të “Prishtinës zyrtare në kundërshtim me parimet e së drejtës dhe lirisë dhe paraqet një akt fashist, dhe në këtë rast është përjashtim”.

Në një ceremoni ndërkohë janë vendosur kurora lulesh luftëtarëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkaq në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Mitrovicës,në veri, është organizuar një ekspozitë e punimeve nën moton “ Kosova dhe Metohia në Luftën e Dytë Botërore, 70 vjet pas”

XS
SM
MD
LG