Ndërlidhjet

Rogers: SHBA e ka paralajmëruar Francën për ndërhyrjen ruse në zgjedhje


Admirali Michael Rogers

Një zyrtar i lartë i komandës kibernetike të SHBA-së tha se Washingtoni i ka paralajmëruar zyrtarët francezë, gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale se hakerët e mbështetur nga Rusia po hyjnë në rrjetet kompjuterike franceze.

Komentet e admiralit Mike Rogers të bëra në Komitetin e Senatit të Shërbimeve të Armatosura, më 9 Maj, iu shtuan numrit të dëshmive të mbledhura nga qeveria dhe kompanitë private për natyrën e sulmeve kibernetike franceze.

Rogers i tha komitetit se zyrtarët e SHBA-së kanë punuar së bashku me homologët gjermanë për të ndarë shënime me autoritetet franceze.

Komisioni zgjedhor i Francës tha se “një numër i rëndësishëm i shënimeve” – dhe disa informata të rreme – kanë rrjedhur në rrjetet sociale pas sulmeve mbi fushatën presidenciale të Emmanuel Macron, të cilat ekipi i Macron i cilësoi si një përpjekje për "destabilizim demokratik, të ngjashëm me atë që është parë gjatë fushatës së fundit presidenciale në SHBA”.

Disa kompani hulumtimi gjithashtu erdhën në përfundim se sulmet kibernetike që kishin për objektiv fushatën e Macron mbanin shenjat e agjencive të inteligjencës ruse.

Zyrtarë të inteligjencës së SHBA-së, e kanë akuzuar Kremlinin për orkestrim të sulmeve kibernetike dhe ndikim në fushatë për të ndërhyrë në fushatën presidenciale në SHBA në vitin 2016. Moska ka mohuar përfshirjen e saj në zgjedhjet e SHBA-së dhe ato në Francë.

Macron fitoi me shumicë votash në zgjehdjet e 7 Majit ndaj kandidatës të së djathtës ekstreme Marine Le Pen, e cila mbështet heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG