Ndërlidhjet

Erdogan: Aleatët të anohen kah Ankaraja, jo kah “organizatat terroriste”


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shfaqi shpresën se SHBA do të tërheqë vendimin për të armatosur forcat kurde që luftojnë grupin militant Shteti Islamik në Siri.

“Shpresoj shumë se ky gabim do të tërhiqet menjëherë”, deklaroi Erdogan në një konferencë për media.

Erdogan tha se dëshiron të besojë se aleatët e Turqisë anohen kah Ankaraja dhe jo kah “organizatat terroriste”.

Ai u zotua se do t’i ngrejë “shqetësimet e Turqisë për këtë çështje” në takim me preisdentin amerikan, Donald Trump, më 16 maj në Uashington.

Komentet u bënë pasi Pentagoni tha se presidenti Trump ka dhënë autorizimin e tij për të armatosur grupin kurd “Njësia për Mbrojtjen e Popullit”, i cili lufton militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Turqia e konsideron Njësinë për Mbrojtjen e Popullit grup terrorist, që, siç thotë, ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit, me dekada të tëra, ka luftuar kundër forcave turke për autonomi më të madhe të kurdëve brenda Turqisë.

XS
SM
MD
LG