Ndërlidhjet

Afganistan: Presidenti është angazhuar për arsimin e femrave


Vajzat afgane në një shkollë të improvizuar në qytetin Herat në Afganistan

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se femrat janë viktimat më të mëdha të luftës që po vazhdon në këtë vend, pasi miliona vajza dhe gra i ka parandaluar nga arsimi.

“Numri i grave të cilat janë penguar nga arsimi në Afganistan është tri herë më i lartë se i meshkujve dhe shkaku për këtë është lufta e imponuar, me të cilën po ballafaqohemi”, tha sot Ghani në një simpozium për femrat, të quajtur Lajmërtaret e Lirisë.

Nikoqire e këtij tubimi triditësh në Kabul është bashkëshorja e presidentit, Rula Ghani.

Nëpërmjet një deklarate, Misioni ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), ka shfaqur shpresë se qeveria do ta arrijë qëllimin për rritjen e numrit të femrave në institucionet qeveritare për 30% deri në vitin 2020.

Sipas Ministrisë së arsimit në Afganistan, shumica e 3.5 milionë fëmijëve, që vlerësohet se nuk shkojnë në shkollë, janë vajza.

Shkalla e femrave që dinë shkrim-lexim në Afganistan është ndër më të ulëtat në botë, pasi është vetëm 17%, thuhet në një raport të organizatës UNESCO të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG