Ndërlidhjet

Gazetari i të përditshmes Koha Ditore, Ganimet Klaiqi, është ndarë nga jeta të hënën në mëngjes, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ganimet Klaiqi, 52 vjeçar, i lindur në fshatin Poliçkë të Komunës së Kamenicës, në lindje të Prishtinës, nisi punën në Koha Ditore më 1997 ndërkohë që për disa vjet punoi edhe si mësimdhënës.

Vdekja e Ganimet Klaiqit, thanë përfaqësues të Kohës Ditore dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është një humbje e madhe për të gjithë dhe posaçërisht për gazetarinë.

XS
SM
MD
LG