Ndërlidhjet

BE bën thirrje që të mbahen zgjedhje në Venezuelë


Protestat në Venezuelë
Protestat në Venezuelë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, i kanë bërë thirrje autoriteteve në Venezuelë, që të mbajnë zgjedhje dhe të lirojnë të burgosurit politikë, pas 6 javësh protestash kundër presidentit Nicolas Maduro, ku janë vrarë dhjetëra persona.

Ministrat e BE-së kanë thënë se pas përpjekjeve 10 mujore për të zgjidhur krizën, tani zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme.

“Dhuna dhe përdorimi i forcës nuk zgjidhin krizat”, thuhet në deklaratën e ministrave.

Të paktën 39 persona kanë vdekur që prej se protestat në Venezuelë nisën në muajin prill. Në mesin e të vrarëve ka protestues, mbështetës të qeverisë dhe forca të sigurisë. Qindra persona të tjerë janë arrestuar.

Bashkimi Evropian bën thirrje “për krijimin e një kalendari zgjedhor në mënyrë që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre përmes rrugës diplomatike”, thuhet në deklaratën e ministrave të BE-së.

Aty po ashtu bëhet thirrje që të “lirohen kundërshtarët politikë”, pasi presidenti Maduro ka arrestuar figurat udhëheqëse të opozitës.

Rreth 600,000 qytetarë evropianë jetojnë në Venezuelë. 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG