Ndërlidhjet

Siri: U kundërshtuan akuzat e SHBA-ve për vrasje masive në burg


Pamje satelitore e burgut Sajidnaja në Siri

Qeveria e Sirisë thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara për vrasje masive në burg dhe për përdorim të krematoriumit për shkatërrim të kufomave, janë “krejtësisht të pabaza”.

Në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Sirisë, të publikuar sot nga agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, këto akuza përshkruhen si “një komplot Holivudian” që ka për qëllim arsyetimin e “agresionit dhe intervenimit” të Shteteve të Bashkuara.

Ky reagim u bë dy ditë pasi Departamnti amerikan i shtetit e ka akuzuar qeverinë e Sirisë dhe presidentin, Bashar al-Assad, për kryerje të vrasjeve masive të mijëra personave të burgosur dhe djegien e trupave të tyre në një krematorium të madh në burgun, Sajidnaja, afër kryeqytetit Damask.

Kjo deklaratë siriane, po ashtu, u bë derisa sot në Gjenevë të Zvicrës është hapur një rund i ri i bisedimeve paqësore ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës.

Të pesë rundet e mëparshme të negociatave të mbështetura nga Kombet e Bashkuara, për përfundimin e konfliktit gjashtëvjeçar, nga i cili janë vrarë më tepër se 320 mijë njerëz, kanë dështuar të arrijnë ndonjë rezultat konkret.

Lexo edhe këtë lajm: SHBA akuzon Qeverinë e Assadit për ekzekutime masive

XS
SM
MD
LG