Ndërlidhjet

Prokurorët thonë se sulmi në Dortmund nuk ka "prapavijë terroriste”


Policia gjermane
Policia gjermane

Zyra e prokurorëve federalë në Gjermani ka thënë se nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se sulmi ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund, ishte “prapavijë terroriste”.

“Hetimet e kryera deri më tani nuk kanë treguar asnjë të dhënë që thotë se ky sulm ka pasur prapavijë terroriste”, kanë thënë prokurorët në një njoftim.

Letrat e lëna në vendin e ngjarjes sugjeronin se militantët islamikë qëndronin pas këtij sulmi.

Prokurorët kanë thënë se besojë se i dyshuari Sergei V., me shtetësi të dyfishtë gjernmano-ruse, i cili u arrestua më 21 prill, e ka kryer sulmi “për arsye të pastra monetare”.

XS
SM
MD
LG