Ndërlidhjet

Zëvendëspresidenti iranian del nga gara presidenciale


Zëvendëspresidenti iranian, Eshaq Jahangiri ka dal nga gara presidenciale dhe ka shprehur mbështetjen e tij, për presidentin aktual, Hassan Rohani, i cili po kërkon një mandat të dytë, në zgjedhjet e 19 majit.

Jahangiri, një politik reformist, besohet se kishte hyrë në gazën presidenciale, për t’ia rritur gjasat e rizgjedhjes Rohanit dhe për të mbrojtur politikat e qeverisë nëpër debatet televizive.

“Besoj se e kam kryer obligimin tim. Unë do të votoj për Roganin”, citohet të ketë thënë Jahangiri.

Rivali më i madh i Rohanit në këto zgjedhje është kleriku, Ebrahim Raisi, i cili e ka akuzuar presidentin aktual për favorizimin e të pasurve.

Më 16 maj, kryetari i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf gjithashtu doli nga gara presidenciale. Ai mbështetë Raisin, i cili besohet se është kandidati favorit edhe i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

XS
SM
MD
LG