Ndërlidhjet

Të paktën dy të vdekur nga një shpërthim në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët kanë thënë se nga një shpërthim i gazit, janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë banimi në qytetin rus të Volgograd.

Nga shpërthimi është dëmtuar një pjesë e ndërtesës, dhe mediat ruse kanë cituar zyrtarët të kenë thënë se ka mundësi që edhe persona të tjerë të jenë bllokuar në një dyqan në katin e parë të ndërtesës.

Guvernatori rajona, Andrei Bocharov ka thënë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e dëntimit të një gypi të gazit.

XS
SM
MD
LG