Ndërlidhjet

Baku kritikon vendimin e gjykatës ruse për mbylljen e një grupi të diasporës


Gjykata Supreme në Moskë

Zyrtarët në Azerbajxhan dhe ligjnëvësit kanë kritikuar një vendim të Gjykatës Supreme ruse për mbylljen e një grupi që përfaqësonte më shumë se 2 milionë qytetarë të Azerbajxhanit që jetojnë në Rusi.

Ministrja e Jashtme në Azerbajxhan e ka quajtur vendimin për anulimin e regjistrimit të Kongresit të Azerbajxhanit në Rusi si “diskrimunues”, ndërkaq Komitetit shtetëror për Diasporën në Azerbajxhan, ka thënë se do të kërkojë që të rishikohet ky vendim, i cili thuhet e dëmton “miqësinë shekullore në mes të dy popujve”.

Fazil Gurbanov, president i këtij grupi, i ka bërë apel presidentit rus, Vladimir Putin që të ndërhyjë në këtë çështje.

Grupi i Kongresit u themelua më 2001 nga Putini dhe lideri i Azerbjaxhanit, Heydar Aliyev, dhe ka luajtur një rol të madh në thellimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Gjykata ruse anuloi regjistrimin e këtij grupi, pas një padie të ngritur nga Ministira e Drejtësisë në Rusi, për dyshimin se ka shkelur ligjet në vend.

Parlamenti i Azerbajxhanit ka debatuar se çfarë mund të bëj vendi për këtë çështje, teksa ligjvënësit kanë kërkuar që ata të hetonin këtë temë.

“Ne e dimë se në Rusi ka njerëz që nuk e pëlqejnë Azerbajxhanin dhe ky nuk është sekret”, ka thënë ligjvënësi Bahar Muradova.

XS
SM
MD
LG