Ndërlidhjet

Nju Jork: Një i vdekur, dhjetëra të lënduar pasi një makinë godet këmbësorët


Makina godet këmbësorët në Nju Jork
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Makina godet këmbësorët në Nju Jork

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur njerëzit në Times Square në Nju Jork, kanë thënë autoritetet.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se një vajzë e re ka vdekur nga plagët e marra ndërkaq 22 persona të tjerë janë lënduar.

Ai tha shoferi i veturës është arrestuar pas incidentit. Sipas të dhënave të para, Blasio tha se “nuk ka asnjë indikacion se kjo ka lidhje me terrorizëm. Si pjesë e rritjes së sigurisë, ne do të rrisim praninë tonë policore në qytetin e Nju Jorkut”, tha ai.

Komsiioneri policor, James O’Neill e ka identifikuar të dyshuarin si Richard Rojas, 26-vjeçar nga lagjja Bronx e Nju Jorkut.

De Blasio ka thënë se i dyshuari ka qenë pjesë e marinës së SHBA-së dhe ka pasur të kaluar kriminale.

Sipas zyrtarëve, tre persona kanë pësuar lëndime më serioze por nuk janë në gjendje kritike.

Policia në Nju Jork ka thënë se “besojmë se incidenti është i izoluar”, por hetuesit janë duke vazhduar hetimet, ndërkaq FBI po punon me zyrtarët policor dhe ekipet për ç’aktivizimin e bombave po ashtu kanë dal në vendin e ngjarjes.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti, Donald Trump është informuar për incidentin, ndërkaq, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka dal në vendin e ngjarjes.

Në vendin ku ndodhi incidenti shihet një veturë, e llojit Honda, e përplasur në një shtyllë në rrugë.

Në shumë pjesë në Times Square, trotuaret janë të rrethuara me rrethoja metalike, për të parandaluar që veturat të hyjnë në trotuare.

Megjithatë, ka shumë zona që veturat mund të lëvizin nëpër trotuare.

Policia në Nju Jork ka bllokuar për qarkullim zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Në maj të vitit 2010, një tentim për sulm terrorist ndodhi në Times Square, ku një bombë u zbulua se ishte vendosur në një makinë. Bomba kishte dështuar që të shpërthente dhe autoritetet kishin arritur që ta largonin atë.

Një person i lindur në Pakistan, me shtetësi amerikane, Faisal Shahzad, kishte pranuar se kishte tentuar që të kryente sulm me makinë bombë. Ai kishte thënë se ishte trajnuar në një kamp terorrist në Pakistan. Shahzad, më pas u dënua me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG