Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi u takua me liderët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin në Aman të Jordanisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin në Aman të Jordanisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Jordani, me ftesë të Mbretit Abdullah, ka marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që po mbahet në Aman, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Në njoftim theksohet se zoti Thaçi është takuar me disa liderë të shteteve të ndryshme, me të cilët ka biseduar për promovimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të Kosovës.

Në këtë kuadër ai është takuar me Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades, pastaj me presidentin e Irakut, Fuad Masum, e të tjerë.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se zoti Thaçi në këto takime ka kërkuar që shtetet e tyre sa më parë të marrin vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG