Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë 20 policë


Pjesëtarë të policisë afgane
Pjesëtarë të policisë afgane

Së paku 20 policë afganë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur sot herët në mëngjes, kur militantët talibanë i kanë sulmuar disa pika të sigurisë së policisë në provincën e trazuar jugore, Zabul, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët lokalë i kishin thirrë stacionet televizive afgane për të kërkuar ndihmë, pasi nuk kishin mundur të kontaktojnë me autoritetet e larta, duke theksuar moskoordinimin në radhët e niveleve të sigurisë.

Këto sulme të koordinuara janë bërë vetëm një muaj pasi talibanët i patën vrarë 135 pjesëtarë të forcave të sigurisë në provincën Balkh, që ishte sulmi më vdekjeprurës kundër bazave ushtarake afgane.

Aktualisht, raportohet se militantët talibanë e kanë lansuar “ofensivën pranverore” të tyre në fund të muajit të kaluar.

XS
SM
MD
LG