Ndërlidhjet

SHBA: Koreja Veriore e ka lansuar një raketë balistike


Pamje gjatë një testi të mëparshëm raketor të Koresë Veriore
Pamje gjatë një testi të mëparshëm raketor të Koresë Veriore

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, përkundër kërcënimeve për sanksione më të ashpra amerikane.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Koreja Veriore e ka lansuar sistemin MRBM. Ky sistem, së fundit ishte testuar në shkurt dhe ka rreze më të vogël veprimi se raketat e lansuara në tri testet e fundit të Koresë Veriore”, tha ky zyrtar amerikan në Arabinë Saudite, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po qëndron për vizitë dyditëshe.

Më herët, zyrtarët e Koresë Jugore kanë raportuar për këtë test, ndërsa zyrtarët më të lartë ushtarakë të këtij vendi thanë se raketa kishte fluturuar afro 500 kilometra.

Ky test u bë vetëm një javë pasi një zhvillim i ngjashëm është dënuar ndërkombëtarisht, ndërsa Uashingtoni tha se mund të imponohen sanksione të reja kundër Phenianit.

XS
SM
MD
LG