Ndërlidhjet

Koreja V. konfirmon kryerjen e provës së re raketore


Ilustrim

Koreja e Veriut konfirmoi se ka testuar “me sukses” një tjetër raketë balistike, me rreze të mesme veprimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha sot se arma, e testuar të dielën, është e gatshme për veprim ushtarak.

Shtëpia e Bardhë tha se raketa ka pasur rreze më të shkurtër se ato që janë përdorur në tre testet e fundit të Koresë së Veriut.

Të hënën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar sërish nga Phenjani të ndalojë provat e tilla dhe të tregojë “angazhim të sinqetë” për çarmatim.

Muajve të fundit, Koreja e Veriut ka intensifikuar kërcënimet, duke thënë se ka kapacitet për të goditur SHBA-në me raketa që mund të bartin koka bërthamore.

XS
SM
MD
LG