Ndërlidhjet

Në Jemen ekziston rreziku nga një "epidemi e madhe" e kolerës


Sana, Jemen

Organizata bamirëse Save the Children u shpreh e shqetësuar me mundësinë e shpërthimit të një "epidemie të madhe" të kolerës në Jemen.

Gati 250 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vetëm këtë muaj, ndërsa raste të dyshuara raportohen çdo ditë.

Save the Children tha se mijëra njerëz mund të vdesin nga kolera dhe se mbi dy milionë fëmijë të kequshqyer janë veçanërisht në rrezik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha po ashtu se kolera po përhapet në shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta.

Kryeqyteti Sana është zona e prekur më së keqi.

Kolera është sëmundje që bartet nga uji i ndotur dhe ushqimi. Simptomat përfshijnë diarre akute dhe vjellje.

Save the Children tha se të gjitha palët në konflikt duhet t'iu japin fund kufizimeve mbi importin e ndihmës.

Më shumë se tetë milionë njerëz në Jemen nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

XS
SM
MD
LG