Ndërlidhjet

Edhe një sulm vdekjeprurës në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Së paku pesë njerëz, përfshirë një ushtar, janë vrarë në veriperëndim të Pakistanit, pasi automojeti me të cilin udhëtonin, ka hasur në një bombë, të vendosur në anë të rrugës.

"Incidenti ka ndodhur në Luginën Tirah, pranë kufirit me Afganistanin", tha zyrtari i administratës lokale, Manzoor Bukhari.

Makina është shkatërruar krejtësisht dhe nuk ka të mbijetuar, shtoi ai.

Në fundjavë, në të njëjtin rajon, janë vrarë katër policë pakistanezë nga të shtënat me talibanët.

Lugina Tirah dikur ka shërbyer si strehë për militantët islamikë.

XS
SM
MD
LG