Ndërlidhjet

Macron dhe Putin do të takohen javën e ardhshme


France - Emmanuel Macron, head of the political movement En Marche !, or Onwards !, and candidate for the 2017 presidential election, leaves his home in Paris, France, May 2, 2017.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Pallatin e Versajës, më 29 maj.

Kështu ka njoftuar presidenca franceze, duke thënë se takimi Macron-Putin është aranzhuar që të përkojë me inagurimin e një ekspozite, që shënon 300 vjetorin e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.

Zgjedhjet presidenciale franceze u organizuan nën shqetësimin për ndërhyrjen Rusisë, pasi inteligjenca në SHBA erdhi në përfundim se Putin ka urdhëruar një fushatë propagandës dhe hakimeve, gjatë fushatës presidenciale më 2016, me qëllim që të ndikojë në zgjedhje.

Putin dhe Macron javën e kaluar kanë biseduar përmes telefonit për konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Macron ka mposhtur në zgjedhjet presidenciale, kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila ka shprehur admirimin për Putinin dhe ka kundërshtuar sanksionet e vendosur ndaj Rusisë, për përfshirjen e saj në konfliktin në Ykrainë.

Putin dhe Macron, javën e kaluar kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

XS
SM
MD
LG