Ndërlidhjet

Turqia dhe Rusia pajtohen të heqin disa sanksione


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin në një konferencë për media më 3 maj, 2017.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin në një konferencë për media më 3 maj, 2017.

Rusia dhe Turqia kanë ndërmarrë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke nënshkruar një memorandum, ku janë pajtuar që të heqin disa sanksione.

Raportet mes Rusisë dhe Turqisë, vende këto që mbështesin palë të kundërta në luftën siriane, janë përkeqësuar që prej se një avion luftarak turk, rrëzoi një avion luftarak rus, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë më 2015.

Memorandumi i nëshkruar sot vjen pas takimit më herët gjatë këtij muaji, të presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, ku dy liderët u zotuan se do të përmirësojnë marrëdhëniet.

“Vendimet do të zbatohen në përputhje me rregulloret e qeverisë, kolegët do të përgatisin ndryshimet përmes akteve të caktuara qevetiare dhe unë do t’i nënshkruaj ato. Sigurisht, ashtu siç jemi pajtuar me palën turke, kjo do të jetë reciproke”, citohet të ketë thënë kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Nuk është ende e qartë se cilat mallëra do të përfshihen në heqjen e këtyre sanksioneve. Turqia së fundmi ka vendosur një taksë efektive prej 130 për qind për produktet ruse, përfshirë këtu edhe grurin, një përpjekje kjo për të ndihmuar importuesit e saj.

Turqia është inportuesi më i madh i grurit rus pas Egjiptit.

XS
SM
MD
LG