Ndërlidhjet

Rohani kritikon samitin në Arabinë Saudite


Presidenti iranian Hassan Rohani në konferencën e sotme për media
Presidenti iranian Hassan Rohani në konferencën e sotme për media

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka kritikuar samitin e shteteve myslimane, ku ka marrë pjesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e quajtur takimin në Arabinë Saudite “një shfaqje pa kuptim”.

Rohani sot ka folur në një konferencë për media, tri ditë pasi ka fituar edhe një mandat në zgjedhjet, të cilat sipas tij, treguan se iranianët favorizojnë “moderimin” dhe angazhimin me botën.

Trump mbajti një fjalim para dhjetëra udhëheqësve të shteteve myslimane në Riad më 21 maj, ku iu bëri thirrje të luftojnë ekstremizmin islamik dhe izolimin e Iranit, shtet të cilin e akuzoi për “nxitjen e konflikteve sektare dhe terrorit”.

“Takimi në Arabinë Saudite ishte vetëm një shfaqje pa asnjë vlerë praktike apo politike”, ka thënë Rohani.

“Nuk mund ta zgjidhni problemin e terrorizmit vetëm duke i dhënë para njerëzve të një superfuqie”, tha Rohani, duke iu referuar marrëveshjeve multimiliardëshe, të nënshkruara në Riad, në mes të Uashingtonit dhe Riadit, gjatë vizitës së Trumpit.

Komentet e Rohanit vijnë pas kritikave të Trumpit, i cili tha se Teherani duhet të ndalojë mbështetjen e “terroristëve dhe milicive” dhe nuk duhet kurrë të kërkojë që të posedojë armë bërthamore.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG