Ndërlidhjet

Trump takohet sot me Abbasin


Donald Trump në aeroportin në Tel Aviv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael dhe Bregun Perëndimor, pritet të udhëtojë në Betlehem, ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Të hënën Trump zhvilloi takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe vizitoi Murin Perëndimor në Jerusalem, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që viziton njërin nga vendet që konsiderohen më të shenjta në besimin hebre.

Pas takimit me Abbas, Trump do të rikthehet në Jerusalem për të vizituar Memorialin Yad Vashem të Holokausitit dhe do të mbajë në fjalim në Muzeun e Izraelit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij dyditore në këtë shtet.

Trump është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president.

Para Izraelit, ai ka qëndruar në Arabinë Saudite, kurse në ditët në vijim do të vizitojë Vatikanin, Brukselin dhe Sicilinë.

XS
SM
MD
LG